ShBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për institucionet kosovare të sigurisë

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 15:55 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim Zëvendës Shefen e Misionit e ShBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, transmeton Ekonomia Online.

Ministri Gashi diskutoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend si dhe e falënderoi për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Gashi gjithashtu ka kërkuar që kjo përkrahje për institucionet e sigurisë në Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa Hyland, ka vlerësuar se është shumë i nevojshëm një angazhim më i shtuar në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë, si dhe ritheksoi se ShBA-ja do të vazhdojë të përkrahë projektet e institucioneve të sigurisë së Kosovës edhe në të ardhmen.

Të ngjashme