Ekonomia Online
FUNDIT

SHBA-ja ua ndalon hyrjen Sali Berishës dhe familjes së tij

SHBA-ja ua ndalon hyrjen Sali Berishës dhe familjes së tij

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur zyrtarisht se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe familja e tij janë shpallur persona “non grata” dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e ShBA-së. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në faqen e tij në Twitter: Aktet e korruptuara të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha […]

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur zyrtarisht se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe familja e tij janë shpallur persona “non grata” dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e ShBA-së.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në faqen e tij në Twitter:

Aktet e korruptuara të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.

Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 19, 2021

Të ngjashme