ShBA-ja vë veto ndaj rezolutës kundër vendimit të Trumpit

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 20:03 | Nga

Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke hedhur poshtë njohjen e fundit nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, për Jerusalemin, si kryeqyteti i Izraelit dhe planet e tij për të lëvizur ambasadën amerikane në këtë qytet.

Vetoja e ShBA-së të hënën pritej nga të gjithë. “Ajo që është e mundimshme për disa njerëz është se Shtetet e Bashkuara kishin guximin dhe ndershmërinë për të njohur një realitet themelor”, tha Nikki Haley, ambasadore e ShBA-së në OKB.

“Jerusalemi ka qenë atdheu politik, kulturor dhe shpirtëror i popullit hebre për mijëra vjet, nuk kanë pasur kryeqytet tjetër”, vazhdoi ajo.

“Shtetet e Bashkuara kanë sovranitetin e duhur për të përcaktuar se ku dhe nëse krijojmë një ambasadë”, tha Haley, duke e përshkruar votimin si një “fyerje” që “nuk do të harrohet”.

Së bashku me Britaninë e Madhe, Francën, Rusinë dhe Kinën, SHBA është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me fuqinë për të bllokuar çdo rezolutë nga kalimi me përdorimin e vetos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme