ShBA kërkon vazhdim dialogu dhe zbatim të marrëveshjeve Beograd-Prishtinë

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 13:20 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Sipas njoftimit nga ky takim, përveç interesimit për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve, sidomos në rrafshin ekonomik, ata kanë biseduar edhe për nevojën e vazhdimit të dialogut Beograd-Prishtinë.

Sipas komunikatës për media, ata kanë theksuar nevojën e vazhdimit të dialogut midis Beogradit e Prishtinës si dhe për implementimin e marrëveshjeve më herët të arritura midis tyre, përfshirë Marrëveshjen për Drejtësi dhe Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Theksohet se ambasadori amerikan Scott ka thënë se SHBA përshëndesin thirrjen e Vuçiqit për dialog të brendshëm mbi Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme