ShBA: Mbi 735 mijë raste me Coronavirus, New York më i prekuri

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani kanë 735,197 persona të prekur nga koronavirusi.

Ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në këtë vend janë regjistruar mbi 39 mijë viktima të Covid-19.

Shteti më i prekur nga pandemia vazhdon të jetë New York, ku numri i të prekurve nga koronavirusi të dielën në mëngjes tejkaloi shifrën 240 mijë.

Guvernatori i shtetit Andrew Cuomo, tha se disa tregues siç janë shtrimet në spital po përmirësohen, por kjo nuk do të thotë që kriza ka arritur në një pikë kthese. Sipas tij ky numër është ende rreth 2,000 në ditë.

Ai tha se të premten ishin regjistruar 540 raste të reja vdekjesh si pasojë e virusit nga 630 sa ishin një ditë më parë, shifra kjo më e ulët që nga 1 prilli.

Cuomo bëri thirrje qeverisë federale për më shumë mbështetje financiare për të zgjeruar testimin e popullatës dhe për të parandaluar një goditje tjetër të pandemisë pas rihapjes së ekonomisë

Të ngjashme