Ekonomia Online
FUNDIT

ShBA nuk merr pjesë në një takim për Afganistanin të organizuar nga Rusia

ShBA nuk merr pjesë në një takim për Afganistanin të organizuar nga Rusia

Washingtoni planifikon t’i shmanget konferencës për pajtim në Afganistan, të cilin sot e organizon Rusia, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner. “Ne nuk planifkojmë të marrin pjesë në këto bisedime rajonale”, tha mbrëmë Toner dhe ka shtuar se “ishte e paqartë se cili është qëllimi” i bisedimeve. “Duket se është një […]

Washingtoni planifikon t’i shmanget konferencës për pajtim në Afganistan, të cilin sot e organizon Rusia, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.

“Ne nuk planifkojmë të marrin pjesë në këto bisedime rajonale”, tha mbrëmë Toner dhe ka shtuar se “ishte e paqartë se cili është qëllimi” i bisedimeve.

“Duket se është një përpjekje e njëanshme e Rusisë për të synuar ndikim në rajon”, tha Toner.

Moska i ka ftuar 12 shtete në këto konsultime që thuhet se kanë për qëllim procesin e pajtimit në Afganistan dhe fillimin e bisedimeve direkte ndërmjet qevrisë afgane dhe talibanëve.

Të ngjashme