ShBA regjistron numër rekord vdekjesh në 24 orë si pasojë e COVID-19

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar numër rekord të të infektuarve me koronavirus. 57 mijë e 540 veta janë konfirmuar si të prekur në 24 orët e fundit si pasojë e këtij virusi.

Ndërkaq jetën për këtë periudhë COVID-19 u ka marrë një mijë e 399 personave, sipas Johns Hopkins University, transmeton Klan Kosova.

Me rastet e fundit SHBA në total ka të infektuar katër milionë e 771 mijë e 80 qytetarë me 156 mijë e 801 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Të ngjashme