SHBA: Të zbatohen zotimet e Brukselit – përfshirë krijimi i Asociacionit

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

SHBA ka kërkuar që të përmbushen të gjitha obligimet nga Kosova dhe Serbia.

Ambasada amerikane në Beograd ka kërkuar poashtu edhe krijimin e Acosiacionit të Komunave me Shumicë Serbe për të cilën vite më parë ka pasur pajtueshmëri në Bruksel.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin implementimin e plotë të të gjitha zotimet  e marra në Dialogun e Brukselit”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj ambasade në Twitter.

“Kjo përfshin poashtu edhe obligimin lidhur me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Të ngjashme