Në Komisionin për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka raportuar Shefi i AKI-së, Driton Gashi. Ky takim u zhvilluar me dyer të mbyllura, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit anëtari i komisionit, Anton Quni, tha se ky takim nuk ishte i natyrës së raportimit, por kishte karakter pasiqë janë anëtarë pa përvojë në këtë fushë.
“Edhe nga drejtori edhe nga anëtarët u tha se do të ketë bashkëpunim mes dy palëve. Është bërë një bisedë në përgjithësi. Ne kemi pasur përgjigje nga drejtori që ka qenë i angazhuar në gjendjen e tij dhe kjo pyetje fare nuk është bërë”.
Ndërsa anëtarja tjetër e komisionit, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, tha se siguria në vend është në gjendje normale.
“Ky ishte takimi i parë me drejtorin e AKI-së dhe takimi i sotëm ka qenë më shumë njoftues. Ajo çka mund të them për qytetarët është që siguria e vendit është në gjendje normale, nuk ka asgjë për t`u bërë ‘merak’” deklaroi deputetja Musliu.