Shefi i BE-së flet për sfidat e grave sipërmarrëse në Kosovë, zotohet të vazhdojë t’i përkrah ato

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 12:30 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka vizituar kompaninë inovative “Labbox”. Gjatë vizitës, Szunyog u zotua se BE do të vazhdojë të përkrahë gratë sipërmarrëse në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Labbox” është një kompani e cila udhëhiqet nga dy gra, që për qëllim kanë nxitjen e krijimtarisë së fëmijëve dhe ofrimin e pajisjeve elektronike për të frymëzuar të rinjtë për inxhinieri.

Ambasadori Szunyog, tha se është i kënaqur me implementimin e fondit të BE-së nga kjo kompani. Tutje, ai e vlerësoi “Labbox” si kompani me të ardhme premtuese.

“Faleminderit për këtë vizitë, më bëri shumë përshtypje kjo frymë sipërmarrëse me rezultate konkrete për vetëm për disa vjet punë. Arta dhe Fiona ju keni një durim të madh për edukimin e fëmijëve me një vizion për t’u mundësuar fëmijëve të mësojnë rreth elektronikës dhe inxhinierisë. Sot, pas disa vitesh funksionimi, Labbox është një nga kompanitë më inovative në Kosovë, me vetëm 10 punonjës, por me një të ardhme shumë premtuese”.

Gjatë vizitës, Szunyog përmendi pengesat që hasin gratë në hapjen e një biznesi, duke theksuar se harmonizimi i legjislacionit të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian do të krijonte një mjedis më fleksibil të punës për të dy gjinitë në vend.

“Ju të dyja jeni dëshmi e një kontributi jetik që gratë mund të bëjnë për ekonominë e Kosovës. Veçanërisht mbresëlënëse duke pasur parasysh shumë pengesa për gratë në Kosovë. Shifra e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore është shumë e ulët në Kosovë. Vetëm 20 % e grave janë të angazhuara në punë formale dhe në të njëjtën kohë gratë kujdesen për punë të papaguar në shtëpi, gjë që ndonjëherë nënkupton që nuk kanë kohë ose burime të mjaftueshme për të hyrë në tregun e punës. Këtu përpjekjet e Kosovës për të harmonizuar legjislacionin e punës të cilat rregulloret dhe direktivat e BE -së janë vendimtare për krijimin e një mjedisi fleksibil pune. Një sfidë tjetër domethënëse për gratë, është fakti se gratë në Kosovë janë 18 për qind që posedojnë një pronë, gjë që i vë në gjendje të padrejtë financiare për të filluar një biznes”.

“Aktualisht gratë zotërojnë vetëm 21.8% të të gjitha ndërmarrjeve në të gjithë Kosovën, kështu që Labox është një histori vërtet e suksesshme jo vetëm ekonomike por edhe për barazi gjinore. Kjo është arsyeja pse unë jam shumë i lumtur që ne si BE mund të mbështesim gratë sipërmarrëse si Arta dhe Fiona. Shpresoj që historia juaj të jetë një frymëzim. BE do të vazhdojë të mbështesë më shumë nisma të tillë”.

Ndërsa, themeluesja e “Labbox”, Arta Shehu-Zaimi, u shpreh falënderuese për mbështetjen nga Bashkimi Evropian, duke thënë se falë kësaj kanë arritur të eksportojnë produktete e tyre jashtë Kosovës.

Më tëj, Shehu-Zaimi tha se janë duke pritur me shumë dëshirë që fillimin e një bashkëpunimi me sistemin arsimor publik në vend, pasi sipas saj kjo do të sillte shumë përfitime për fëmijët por gjithashtu do të ndikonte direkt edhe me statusin ekonomik të Kosovës.

“Unë falënderoj BE për mbështetjen për të gjitha sfidat që i ka pas Labbox në kuptimin e mbështetjes së biznesit. Sot për shkak të mbështetjes së BE-së ne kemi arrit me marr certifikimin CE që na mundëson eksportimin e produkteve tona në Amerikë, gjithashtu jemi t’i rrit kapacitete e prodhimit përmes mbështetjes së BE-së, si dhe do ta bëjmë mbrojtjen e pronës intelektuale e cila rrinë në produktet e zhvilluar nga ne. Bashkëpunimi me sisteme arsimit publi8k ende nuk ka filluar për Labbox-in, është një projekt që po e presim ë shumë qef me i ardh momentin, nëse ne do të ishim në shkollat publike të Kosovës, mundësia që fëmijët të inspirohen për elektronik, që do të përgatiste më shumë njerëz për iniciativa inovative, kjo që do të lidhej direkt me statusin ekonomik të Kosovës”.

Vizita është pjesë e fushatës “Për ju. Me ju”, fushatë e cila synon të informojë qytetarët mbi mbështetjen që BE jep me projektet të ndryshme në të gjithë sektorët.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme