Shefi i BE-së thirrje qytetarëve: Heqja e vizave veç për turizëm, jo për punë

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 15:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, u ka bërë thirre qytetarëve të Kosovës që pas 1 janarit 2024, kur edhe do të ndodhë liberalizimi i vizave, t’i respektojnë rregullat, raporton Ekonomia Online.

Ai bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë Joern Rohde, atë të Francës Oliver Guerot dhe të Italisë, Antonello De Riu kanë marrë pjesë në fillimin e fushatën informuese për liberalizimin e vizave.

Szunyog më tej ka shtuar se kosovarët mund ta vizitojnë Evropën e familjarët e tyre, por që nuk kanë të drejtë të punojnë e qëndrojnë gjatë në vendet evropiane.

“Liberalizimi i vizave do të bëhet me 1 janar të vitit të ardhshëm. Kosovarët do të mund të udhëtojnë në Evropë për të parë bukuritë e saj, qytetet evropiane dhe familjarët e tyre”.

“Është e rëndësishme që kampanja ka filluar dhe që t’ju shpjegohet njerëzve çfarë është liberalizimi i vizave dhe çfarë nuk është”.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë që ka rregulla. Rregullat duhet të ndiqen. Të gjithë duhet ta kuptojnë se liberalizimi i vizave do të thotë liberalizim i vizave për turistë. Nuk është për qëndrime të gjata, nuk është për punë, as studentë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme