Shefi i NATO-s zotohet se nuk do t’i harrojë afganët që mbetën pas

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se aeroporti i Kabulit duhet të jetë i hapur dhe premtoi se nuk do t’i harrojë afganët që mbetën prapa pas largimit të forcave amerikane dhe aleate.

“Është esenciale që të mbahet hapur aeroporti, si për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare për popullin afgan, si për t’u siguruar që ne mund të vazhdojmë të largojmë njerëzit nga aty – për ata që dëshiruan, por që s’mundën të ishin pjesë e evakuimit ushtarak”, i ka thënë ai AFP-së në një intervistë, njofton Klan Kosova.

“Ne nuk do t’i harrojmë ata”.

Të ngjashme