Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar konferencën, “Forumi për barazinë gjuhësore në Kosovë”. Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, tha se shumëgjuhësha është pasuri e vlefshme që pasuron shoqërinë, raporton Ekonomia Online.
Por sipas tij, ka mospërputhje në përkthim në dokumente zyrtare dhe por edhe në ligje, duke shkaktuar huti tek personat përgjegjës, madje edhe interpretimi mund të jetë i gabueshëm në praktikë.
Për këtë çështje ai ka kërkuar që edhe Kodi Penal dhe Kodit i Procedurës Penale të përkthen edhe në gjuhën serbe.
“Korniza ligjore e Kosovës është me avancuar në Kosovë kur flasim për të drejtat gjyqësore Kosova ka fy gjuhë zyrtare dhe Anglishtja nuk është natyrisht një prej tyre. Në kornizën ligjore thuhet se serbishtja e shqipja janë të barabarta. Por në Prizren, Gjilan e në disa vendet e tjera në Kosova janë edhe disa gjuhë si ajo turke, romë nëpër komuna janë të barabarta. Të drejta gjuhësore praktikohet edhe në komunat me shumicë serbe dhe turke”.
“Në përgjithësi zbatimi i kësaj kornize ligjore nuk është i plotë dhe kjo na mbledh sot. Ka mospërputhje në dokumente zyrtare dhe ligje. Kjo qon në huti p.sh kur gjyqtari shkon me dy gjuhë zyrtare për një vendim”, tha Braathu.
Ndonëse tha se ligji për përurimin e gjuhëve nuk po zbatohet tregoi për shkollimin e komuniteteve në Kosovë, duke ofruar të dhëna të numrit të nxënësve që mësojnë në gjuhën e tyre amtare.
“Mbi 17 fëmijë mësojnë në serbisht, mbi 2700 turqisht, mbi 4000 boshjakisht”.
Kryeministri Haradinaj fillimisht ka përshëndetur të pranishmit në shqip, serbisht e anglisht. Më pas Haradinaj tha se larmia e gjuhëve është vlerë kulturore dhe se i sheh gjuhët si ura lidhëse.
“Gjuhët mund të shërbejnë në baraspeshimin e të kaluarës me të tashmen duke marrë për bazë historinë e Ballkanit”.
Në këtë drejtim ai tha se në komunat ku ka komunitete të tjera, që t’i jepet mundësia që të drejta e tyre të mund të zbatohen në gjuhët e tyre përkatëse.
Ai tha se mbledhjet e qeverisë do të mbahen në dy gjuhë njëkohësisht, ndërsa kur foli për përkthimin e dokumentacionit ai tha se ato jo vetëm që duhet të përkthen, por edhe të plasohen në kohë të caktuar.
“Një gjë është sfidues është që takimet e qeverisë të mbahen në dy gjuhë njëkohësisht, tashmë është krijuar në grup teknik jo vetëm për të fuzionuar institucionet por për implantim të kësaj. Dokumente e përkthyera jo vetëm të jetë në të dy gjuhët, por të jetë në kohën e caktuar”.
Zëvendëskryeministri dhe ministri për Kthim dhe Komunitet, Daibor Jevtiq, tha se çdo ditë qyetearë përballen me shkeljen e të drejtave të tyre themelore.
“Për herë të parë keni një angazhim që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë cilësore. Kosova nuk është specifike që ka dy gjuhë zyrtare, ka edhe shtete të tjera që kanë nga dy e tri gjuhë zyrtare”.
Slavisha Mlademoviq, komisionar i gjuhëve dhe se Ligji për gjuhën nuk zbatohet në tërësi. Sipas tij, institucionet që zbatojnë ligjin në tersi janë të rralla dhe kjo po pengon mundësin e arsimit, informimit e qasje në drejtësisë.
“Numri i vogël i institucioneve batojnë në tersi Ligjin për përdorimin e gjuhëve”.