Shefi i stafit të Agim Veliut e quan Vjosa Osmanin parazite: Ngritet politikisht duke dëmtuar shtëpinë e vet

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Bajram Gecaj, Shef i Kabinetit të Ministrit Agim Veliu, e ka quajtur parazite Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka rikujtuar një deklaratë të Emisarit Special të Presidentit Trump, Richard Grenell, i cili kishte thënë se nevojiten politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm ankohen, duke aluduar kështu për Osmanin.

Sipas Gecajt, Osmani po dëshiron të ngritet politikisht duke dëmtuar shtëpinë e saj.

“Richard Grenell kishte dhënë definicionin më të qëlluar për parazitët politikë: “Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa vetëm të ankohen”! E këta që ankohen nuk mund të radhisin bash asnjë kontribut të vetëm domethënës për vendin e tyre, pos faktit që e tërë veprimtaria dhe ngritja e tyre politike ishte duke e dëmtuar shtëpinë e vet!”, ka shkruar Gecaj.

Të ngjashme