Ushtria ruse nuk ka hequr dorë nga planet për krijimin e një “zone tampon” dhe marrjen e territoreve në rajonet veriore të Ukrainës, sipas komandantit të ushtrisë ukrainase.
Pjesa dërrmuese e vijave të frontit ndodhet në rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës, ku Rusia ka pushtuar disa zona që nga ditët e para të luftës.
Por Oleksandr Syrskyi ka pretenduar se Moska ende po shqyrton mundësinë e nisjes së operacioneve të reja më pranë kryeqytetit, Kievit.
“Pavarësisht humbjeve të mëdha, ata po rrisin prodhimin e armëve, po përgatiten për veprime të mëtejshme ofensive në një front të gjerë, po kërkojnë pika të dobëta në mbrojtjen tonë dhe po përpiqen të depërtojnë në hapësirën ndërmjet pozicioneve”, shkroi Oleksandr Syrskyi në Facebook.
Syrskyi është përfshirë ditët e fundit në një përplasje të brendshme politike lidhur me vendimet ushtarake të Ukrainës, e cila përfundimisht çoi në shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, nga presidenti Volodymyr Zelensky.