Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, ka konfirmuar se asnjë nga të lënduarit në aksident janë jashtë rrezikut për jetë.
Sipas tij, fillimisht 9 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por vetëm dy prej tyre kanë lëndime më serioze por që janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ne jemi në kontakt prej që ka ndodhur rasti. Fillimisht kanë qenë 9 persona në hospitalizuar, por 7 prej tyre janë lëshuar sepse s’kanë serioze, veç dy prej tyre janë me lëndime ma serioze dhe mbetën për trajtim, mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e tyre është stabile”, tha ambasadori Sadiku.
Ai e ka vlerësuar korrekte sjelljen e autoriteteve serbe për këtë rast.
“Sjellja e autoriteteve serbe ka qenë korrekte në komunikim. Vazhdojmë komunikimin”, tha ambasadori Sadiku për kallxo.com.
Sot në mëngjes, një autobus me pasagjerë kosovarë është aksidentuar në Serbi ku ka pasur edhe të lënduar.