Banorët e Molliqit mirëpritën me entuziazëm dhe respekt kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjakovës, Shefqet Shehu.
Në këtë takim kandidati i LDK-së për Gjakovë, z. Shehu prezantoi programin e tij qeverisës, duke ofruar zgjidhje konkrete për nevojat e qytetarëve.
Ai premtoi: Trajtimin e plotë të ujërave të zeza, për një ambient më të pastër dhe shëndetësor; ndriçim publik në çdo lagje, duke garantuar siguri dhe cilësi jete për të gjithë e transport urban falas me autobusë elektrikë, si një hap drejt modernizimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Përveç këtyre, kandidati i LDK-së prezantoi edhe projekte të tjera të rëndësishme në dobi të qytetarëve të Gjakovës. Ai u zotua se do të jetë çdo ditë në shërbim të tyre, duke e udhëhequr komunën me përkushtim, transparencë dhe punë të palodhur.
Banorët e Molliqit shprehën mbështetjen dhe besimin e tyre se Shefqet Shehu do të jetë kryetari që do t’i japë Gjakovës zhvillimin dhe përkujdesjen që meriton.

