Sheiku Al Thani takon Ambasadorin e Kosovës Rexhep Boja

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 12:32 | Nga

Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani ka pritur në zyrën e tij të kompleksit qeveritar të Katarit, ambasadorin e Republikës së Kosovës, Rexhep Boja.

Ky takim mes tyre u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të Ambasadorit Boja.

Boja bëri thirrje tek Sheiku Al Thani që të vazhdonte misioni i suksesshëm i bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori kosovar shprehu falënderimet dhe vlerësimin për Sheikun dhe zyrtarët e shtetit për bashkëpunimin që mori, gjë që kontribuoi në suksesin e punës së tij në vend.

Të ngjashme