“Shelf clouds”, lloji i veçantë i reve që u paraqiten dje përgjatë stuhisë me shi e breshër në Kosovë

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Rajone të ndryshme të Kosovës të hënën dhe të martën janë përfshirë nga erëra të forta, reshje shiu dhe breshëri. Në disa fshatra të rajonit të Dukagjinit janë dëmtuar në masë të madhe të mbjellat si pasojë e breshrit, derisa në pjesë të tjera të Kosova janë shkaktuar dëmtime të ndryshme përfshirë shtëpi, xhamia e infrastruktura e përçuesve të rrymës elektrike.

Në faqen “Meteo Ballkan” e cila publikon parashikime dhe të dhëna që lidhen me motin, janë publikuar edhe disa fotografi të një lloji të veçantë reve që janë shfaqur gjatë ditës së martë në Kosovë.

Bëhet fjalë për “Shelf clouds”. Këto re formohen kur ajri i ftohtë dhe i dendur shtyhet me forcë nga era drejt një mase ajri më të ngrohtë. Ky depërtim i ajrit të ftohtë ndodh shpesh gjatë rrymave zbritëse të një stuhie (që njihet si doëndraft), kur ajri i ftohtë zbret me shpejtësi drejt tokës dhe më pas shpërndahet në sipërfaqe, duke krijuar një front të erërave të fuqishme.

“Shelf clouds” të krijuara nga stuhitë shoqërohen gjithmonë nga një valë ajri të thatë dhe të ftohtë që paraprin renë. Sipas“weatherzone.com.au”, zakonisht, fillimisht mbërrin era e fortë dhe ajri i ftohtë, ndërsa reshjet e shiut vijnë pasi “Shelf cloud” ka kaluar mbi një rajon.

Edhe pse vetë “Shelf clouds” zakonisht nuk shkaktojnë mot ekstrem, ato që lidhen me stuhi të fuqishme ose me vija stuhish (squall lines) mund të shoqërohen me erëra të forta lineare që shkaktojnë dëme. Këto stuhi mund të sjellin gjithashtu reshje të dendura shiu dhe breshër të madh./GazetaExpress/

Të ngjashme