Triumfuan në finale, por për pak për tifozët e tyre kjo ndeshje mund të mbyllej me një tragjedi.
Omani mposhti në finalen e “Gulf Cup” me penallti Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa teksa futbollistët ishin duke festuar, edhe tifozët tentuan t’u bashkoheshin, por ndodhi incidenti.
Një prej barrierave prej xhami në stadiumin “Jaber” të Kuvajtit u shemb tifozët ranë nga lartësia.
Mediat raportojnë për të paktën 30 tifozë të plagosur, ndërsa me shpejtësi në internet është shpërndarë edhe video që tregon momentin e incidentit.