Në qytetin e Rahovecit u shënua sot 18-vjetori i Epopesë së Rahovecit. Për nder të kësaj dite u organizua përvjetori I 18-të ku mori pjesë edhe kryetar i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec Vajdin Berisha dhe familjar të dëshmorëve.
Ky tubimin përkujtimorë u mbajt tek “Maja e Shkodranit” te vendi i rënies së dëshmorëve Arian Brahimi nga Shkodra, Mizair Isma,,Bekim Isma nga qyteti i Rahovecit dhe Eshrefdin Kastrati nga fshati Drenoc ,
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi gjatë fjalimit të tij në tubimi përkujtimor theksoi se kjo betejë ishte një nga betejat më të rënda, ku kishin rënë shumë dëshmorë dhe martirë, prandaj kjo ditë duhet çmuar dhe kujtuar për nder të tyre.
“Beteja e 21 korrikut e vitit 1998, ishte njëra nga betejat me të rënda që ne kishim, betejë në të cilën ranë shumë dëshmorë dhe martirë, ky është çmimi të cilin ne e kemi paguar për lirinë e këtij vendi, liri të cilin duhet ta respektojmë, ta çmojmë çdo ditë dhe ti kujtojmë këta djem dhe shumë të tjerë që kanë rënë në Rahovec dhe në gjithë trojet Shqiptare”.
Një fjalë rasti në këtë tubim përkujtimorë kanë mbajtur edhe kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec Vajdin Berisha dhe Gani Krasniqi familjar i dëshmorëve nga Komuna e Malishevës.
Për të nderuar veprën e të rënëve të 21 korrikut të vitit 1998, gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor kanë bërë homazhe dhe kanë venë buqeta lulesh në varrezat dhe përmendoret e Dëshmorëve.