E diela e tretë e muajit nëntor shënon Ditën Botërore për përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor. Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore në botë, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.
Policia e Kosovës njofton se aktivitetet për këtë ditë fillojnë sot dhe do të zgjasin deri të dielën. Sipas tyre, aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.
Aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor zhvillohen nga Policia e Kosovës, OSBE, Kolegji i Shkencave të Aplikuara “Tempulli” dhe KUSA.
Vlen të potencohet se në këto aktivitete pritet të marrin pjesë personalitete të rëndësisë së veçantë nga institucionet më të larta vendore dhe ndërkombëtare. Aktivitet do të jenë katër ditore. (Telegrafi)