Sot është Dita Botërore e Punës Sociale

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 09:07 | Nga

Dita Botërore e Punës Sociale ka nisur të shënohet nga Federata Ndërkombëtare e Punonjësve Socialë, kjo ditë festohet në mbarë botën përmes aktiviteteve të ndryshme.

Objektivi kryesor i kësaj dite është që njerëzit të vetëdijësohen për punën sociale.

Njerëzit që me dekada kanë qenë punëtorë socialë, punën e tyre e vlerësojnë si mundësinë për të bërë botën një vend më të mirë, kënaqen me mundësinë për të takuar njerëz të kategorive të ndryshme, duke ndihmuar fëmijët në nevojë dhe pa përkujdesje.

Ata vlerësojnë se punëtorët socialë do të nevojiten edhe më shumë kur të nisë të keqësohet situata ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme