Në Serbi është shënuar vdekja e parë nga koronavirusi.
Kryeministrja Ana Bërnabiq ka njoftuar se viktima e parë ishte një pacient 59 vjeçar nga Kikinda, njofton Klan Kosova.
“Më duhet të them se fatkeqësisht kemi humbur personin e parë në luftën kundër virusit korona. Disa orë më parë, një burrë 59-vjeçar nga Kikinda vdiq në Novi Sad”, tha Bëranbiq.
Ajo tha se viktima e kishte marrë virusin, nga një njeri, djali i të cilit ishte në Milano dhe që edhe vetë po lufton për jetën e tij tani.
Ajo shprehu ngushëllimet e saj dhe në emër të Presidentit Vuçiq, shkruan B92.
Kryeministrja deklaroi se masat e izolimit ishin e vetmja mundësi që sistemi shëndetësor serb të merrej me koronavirusin.