Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm duke u bërë anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese dhe Burgjeve, International Corrections and Prisons Association, ICPA.
ICPA është organizatë joqeveritare dhe ka status te posaçëm konsultativ me këshillim ekonomik dhe social të Kombeve të Bashkuara.
Shoqata Ndërkombëtare Korrektuese e Burgjeve, ka për qëllim promovimin dhe ndarjen e praktikave të saj korrekte, etike dhe efektive për të përmirësuar sigurinë publike në mbarë Botën.
Shoqata është themeluar në vitin 1998 dhe ka selinë e saj në Beernem të Belgjikës, ndërsa pjesë e saj janë rreth tridhjetepesë shërbime korrektuese nga e gjithë Bota.