Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme, shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se debati i sotëm në seancë ka për qëllim që të nxirren rekomandime për SBAShK-un dhe MAShT-in që të gjendet një zgjidhje për situatën në arsim, raporton Ekonomia Online.
“Në emër të 43 deputetëve që sot kanë kërkuar që sot të mbahet seanca për arsim. Debati ka për qëllim që seanca të del me rekomandime përmes të cilave do jepet një zgjidhje që edhe SBAShK-u dhe MAShT-i të gjejnë një zgjidhje”, tha Sherifi.
Sherifi ka njoftuar se seanca do mbahet në orën 11:00.