Vetëm në dekadën e fundit të shekullit 20 Serbia i shkaktoi tri luftëra në Ballkan të cilat kanë pasur për pasojë vrasjet, dëbimet, dhunimet, shkatërrimet, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, i cili me anë të një postimi në facebook ka reaguar sa i përket raportimeve se Serbia paralajmëron luftë të re në Ballkan.
Shkrimi i transmetuar dje nga Indeksonline, citon një politikan të lartë nga Qeveria e Serbisë i cili ka paralajmëruar se mund të shpërthejë një luftë tjetër në Ballkan nëse Shqipëria provon të bashkohet më Kosovën, duke bërë thirrje drejt Perëndimit që ta dënojë një plan të tillë.
Ja postimi i tij i plotë:
“Sigurisht që paralajmëron luftë të re, pse të mos paralajmërojë!?
Vetëm në dekadën e fundit të shekullit 20 Serbia i shkaktoi tri luftëra në Ballkan të cilat kanë pasur për pasojë vrasjet, dëbimet, dhunimet, shkatërrimet.
Projektet e saj ekspansioniste në kurriz të kombeve tjera kishin për qëllim shkatërimin e të tjerëve tërësisht ose pjesërisht. Të tri këto luftëra të shkaktuara nga Serbia për pasojë patën gjenocidin e kryer ndaj Boshnjakëve, Kroatëve dhe Shqiptarëve!
Për asnjërën nga këto tri gjenocide të kryera nga Serbia ajo nuk është dënuar. Prandaj ajo vazhdon dhe do të vazhdojë të kërcënojë me luftë edhe në të ardhmen dhe nuk do të ndalet deri sa Shteti i Serbisë të dënohet dhe të detyrohet të paguaj çmimin e duhur për gjenocidet e kryera.
Është e njohur botërisht se kush nuk ndëshkohet për krimet e bëra, rreziku që i njejti t’i përsërisë ato është i madh.
Prandaj, parandalimi i luftërave të ardhshme që Serbia i paralajmëron, kalon përmes dënimit të saj për ato që deri më tani i ka shkaktuar!”