Sherifi thotë se përfundimisht e kanë kaluar pragun: Prokuroria të hetojë votat e ardhura nga Serbia

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 15:27 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e shtatë, raporton Ekonomia Online

Bilall Sherifi, ish shefi i grupit parlamentar të Nismës, në një konferencë për medie tha se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor duke përfshirë të gjitha votat e numëruar.

“Informojë publikun lidhur me procesin e numërimit të votave nga fillimi deri sot, koalicioni ka arritur të grumbullojë rreth 42mijë  vota ne tërësi, nga diaspora kemi marrë 915, nga ato me kusht me nevoja te veçanta r 1004 vota”

“Kemi arritur 5.5% nga totali i votave dhe kemi arritur që si koalicion të bëhemi pjesë e Kuvendit”.

Sherifi tha se janë të gatshëm që të pranojnë çdo rezultat të zgjedhjeve nga votat e rregullta, por jo edhe nga votat kriminale, siç i quan ai votat e ardhura nga Serbia.

Madje ai ka kërkuar që edhe pas numërimit dhe procedimit të këtyre zarfeve, me të cilat edhe u tha se u helmuan disa zyrtarë të KQZ-së gjatë verifikimit, të merret Prokuroria e Shtetit.

“Jemi të gatshëm të pranojnë çdo rezultat por jo nga votat kriminale që kanë ardhur nga Serbia. Ftojmë Prokurorinë që të merret me këto vota”.

“… ne insistojmë që këto vota të cilat janë mbushur në mënyrë kriminale dhe të jashtëligjshme. Kemi bërë ankese në PZAP dhe ka marrë vendim ku na sugjeron që ankesa është e hershme dhe thotë që pas shpalljes se rezultatin përfundimtar të paraqesë sërish ankesë”.

“Gjykata Supreme ka marr një vendim që PZAP-i sfidon vendimet e KQZ, prandaj kemi arsye te kërkojmë rinumërimin e të gjitha kutive”.

Sherifi tha se do të përdorin çdo rrugë ligjore në mënyrë që vullneti i 42 mijë votuesve të këtij koalicioni të vihet në vend, raporton EO.

“Kushdo që pretendon që përmes votave kriminale të hedh poshtë vullnetin e qytetareve bën gabim të rend. Demokracia është në sprovë në këto momente”.

“Ne do shfrytëzojmë të gjitha rrugët ligjore derisa e drejta e 42 mijë votuesve të cilët nuk i kanë borxh askujt të shkojë në vend. Jemi këtu dhe do të ndjekim rrugën deri në fund”, tha ai.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/2267270440049456

Të ngjashme