Shërohet pacientja e parë e infektuar me Coronavirus në Vushtrri

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se pacientja e parë e infektuar me COVID-19 në Vushtrri tashmë është shëruar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se ajo do të lirohet sot nga Klinika Infektive.

“Pacientja e parë në Vushtrri me Coronavirus tashmë është shëruar. Ajo sot lirohet nga Klinika Infektive. Sonte presim ende lajme të mira”, ka shkruar Tahiri.

Pacientja e parë në Vushtrri me Coronavirus tashmë është shëruar 🙏Ajo sot lirohet nga Klinika Infektive.Sonte presim…

Gepostet von Xhafer Tahiri am Samstag, 11. April 2020

Të ngjashme