Sheshet e Prishtinës mbushen me Flamuj Kombëtarë për nder të 28 Nëntorit

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 12:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sheshet e kryeqytetit janë zbukuruar me Flamuj Kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Qytetarë të shumtë janë parë nëpër sheshet e Prishtinës, që kishin dal për të festuar.

Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, janë paraparë të zhvillohen në sërë aktivitetesh në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se dita nis me homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti, e cila është paraparë të mbahet në orën 19:00.

Për nder të 28 nëntorit, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës mbrëmë mori ngjyrat e flamurit kombëtar.

Përveç Qeverisë së Kosovës, aktivitete të ndryshme ka organizuar edhe Komuna e Prishtinës.

Të ngjashme