Shëtitja në Ballkan është e mangët pa rivierën shqiptare

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Ballkani vazhdon të jetë një nga destinacionet më të pashkelura të Evropës.

Ky cep në juglindje të Evropës ka shumë për të dhënë – nisur nga qytetet e përsosura, plazhet fantastike, liqenet dhe shumëçka tjetër.

Nëse dëshironi të zbuloni një destinacion të ri, atëherë nisuni për në vendet e Ballkanit, në mesin e tyre do ta gjeni edhe rivierën e jashtëzakonshme shqiptare.

Magazina e udhëtimeve Culture Trip, ka zgjedhur Shqipërinë në mesin e shumë vendeve që duhet t’i shihni në Ballkan.

“Riviera shqiptare ende është e panjohur për të huajt, por me ujin e saj blu, plazhet e pacenuar dhe limanet, është një vend i përkryer për një arratisje romantike e të përballueshme”, thuhet në shkrimin e Culture Trip.

“Mënyra më e mirë për të eksploruar është të marrësh me qira një makinë dhe të shëtisësh përgjatë bregut. Kudo që të ndalosh do të ndeshësh një plazh të egër shkëmbor”.

“Vetë Shqipëria është një gur i çmuar për eksploruesit e vërtetë dhe i përshtatshëm për ata çifte që kanë nevojë për diçka më shumë se një plazh dhe një koktej”.

Vendet tjera që duhet t’i shihni në Ballkan:

panorama-1993645_1280


Liqeni i Bledit, Slloveni

Image result for dubrovnik


Qyteti i Dubrovnikut, Kroaci

santorini


Santorini në Greqi

Image result for mostar bosnia


Qyteti i Mostarit në Bosnje

20225756889_509c631746_k


Fshati Drvengrad, Serbi

Image result for Sibiu


Sibiu në Rumani

plovdiv-1613984_1280


Plovdid në Bullgari

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme