Pas rrëzimit të një helikopteri të Forcave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës sot, në mediat vendëse janë shfaqur pamjet e para.
Helikopteri i ushtrisë së Bosnjë e Hercegovinës u rrëzua gjatë një stërvitje të rregullt të pjesëtarëve të Forcave Ajrore të Bosnjë-Hercegovinës.
Ngjarja ndodhi në një terren të stërvitjes ushtarake qytetit Visoko.
Bëhet fjalë për një helikopter Bell Huey II me katër anëtarë në ekuipazh, asnjë prej të cilëve nuk u lëndua.
“Ka dëme të dukshme të helikopterit,” tha Ministria e Mbrojtjes e BeH.
Shërbimet kompetente të Forcave të Armatosura të BeH janë duke kryer hetime për shkaqet e rrëzimit të avionit dhe pas përfundimit të hetimeve do të dalin me më shumë informacion për publikun.