Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend dhe gjatë ditëve të ardhshme. Në fundjavë pritet rënie e temperaturave dhe reshje lokale shiu.
Ditën e shtunë do të ketë edhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima, derisa temperaturat pësojnë rënie. Të dielen e të hënën mbeten kushte për riga lokale shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare, e ditën e enjte vlerat e çastit mund të rriten edhe në të dobëta, ndërsa nga dita e shtunë pritet përmirësim ku indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.
17.09 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite edhe me erë, me mundësi dhe për riga lokale shiu.
18.09 – Kryesisht me vransira, e që nga orët e paradites priten mundësi për reshje lokale shiu, ku pasdites shoqërohen edhe me bubullima.
19.09 – Intervale me diell dhe vransira. Pasdite me mundësi për riga lokale shiu.
20.09 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.
Temperaturat e ajrit shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga fundjava me tendencë të rënies. Minimalet luhaten nga 13C deri 17C, e ato maksimale rriten edhe mbi 30C ditën e enjte, e zbresin në 24C e 22C, të shtunën e të hënën.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s, të premten me hove nga jugperëndimi deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike zbret edhe nën vlera normale, e të hënën me tendencë të rritjes.