Shifër marramendëse, zbulohet sa ka kushtuar targa e personalizuar e Noizyt

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tregoi në një intervistë në Euronews Albania se sa ka kushtuar targa që reperi Rigels Rajku ka blerë për një makinë të tijën të llojit Lamborghini.

“Kjo targë që ka marrë dhe këngëtari Noizy hyn te kombinimet me 6 karaktere dhe duhet të jetë diku te 2.2 milionë lekë të vjetra”, tha ai.

Gonxhja u shpreh se të tilla targa mund të mbarten nga mjeti në mjet, me kriterin që mjeti tjetër të jetë më i shtrenjtë se i pari.

Drejtori i DPSHTRR shtoi se deri tani ka 996 aplikime për targa të personalizuara. Ai tregoi se kërkesa të tilla kanë arkëtuar 24.5 milionë lekë të reja.

Të ngjashme