Shirita me mesazhe përkrahjeje janë vënë nëpër drunj në sheshin e Prishtinës, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. 17 maji është Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë. Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur përkrahjen për komunitetin LGBTIQ në Kosovë. “Dua të shpreh përkrahjen për të gjithë pjesëtarët e komunitetit LGTIQ në […]
Shirita me mesazhe përkrahjeje në Prishtinë, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë

Shirita me mesazhe përkrahjeje janë vënë nëpër drunj në sheshin e Prishtinës, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.
17 maji është Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë.
Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur përkrahjen për komunitetin LGBTIQ në Kosovë.
“Dua të shpreh përkrahjen për të gjithë pjesëtarët e komunitetit LGTIQ në Kosovë, për luftën e guximshme për të drejtat e tyre kushtetuese. Do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë”, shkruhet në postimin e Thaçit në Twitter.

















