Shitësi ambulant qëllon tre herë me thikë policin në sy të pushuesve

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Një shef policie spanjoll është goditur me thikë nga një shitës ambulant në plazh. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të turistëve të tmerruar, ndërkohë që oficerët e policisë po përpiqeshin ta largonin nga plazhi.

Antonio Garrido u godit me thikë tri herë pas një sulmi të befasishëm nga një prej shitësve, gjatë një aksioni të policisë në Punta Umbria, jugperëndim të Spanjës.

Lidhur me këtë, tre persona u arrestuan duke përfshirë një pushues, i cili po filmonte ndërkohë që ngjarja ndodhi.

Shefi i policisë u dërgua menjëherë në spital. Mjekët konfirmuan se thika nuk kishte prekur asnjë nga organet vitale të viktimës. Agresori u arrestua nën akuzat për tentativë vrasje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme