U shit në ankand revolveri me të cilin besohet se u vetëvra piktori holandez Vincent van Gogh.
Arma e ndryshkur u ble përmes telefonit nga një koleksionit privat për 162,500 euro, ndonëse herë pas here janë ngritur edhe dyshime në lidhje me vërtetësinë e armës, transmeton Dita.
Revolveri u shit me një çmim rreth tre herë më të lartë nga sa pritej.
Arma e ndryshkur u gjet nga një fermer në vitin 1965 pranë fshatit kur artisti kaloi ditët e fundit të jetës. Arma i përkiste të njëjtës periudhë kohore dhe ishte e të njëjtit kalibër me revolverin që van Gogh u vetëvra. Megjithatë, herë pas here janë ngritur dyshime në lidhje me vërtetësinë e armës.
Më 27 korrik 1890, artisti, në gjendje të rëndë mendore, hyri në një fushë të fshatit Auvers-sur-Oise, disa kilometra në veri të Parisit dhe qëlloi veten në gjoks.
Revolveri ishte i vogël, ndaj do të kalonin disa ditë derisa van Gogh-ut të ndërronte jetë nga plagët.
Mbi shtatë dekada më vonë, një armë e ngjashme u gjet në një fushë prapa vilës ku qëndroi artisti. Analistët sugjeruan se revolveri mund të kishte qëndruar në tokë nga 50 deri në 80 vjet bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.