Shkaktarët e erës së pakëndshme të trupit

Prishtinë | 16 Dhj 2024 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Trupi i njeriut ka shumë sisteme që vazhdimisht janë në punë dhe “mbeturinat” që akumulohen janë një pjesë e natyrshme e këtij procesi. Këto “mbeturina” dalin nga trupi përmes proceseve si: djersitja, jashtëqitja, urinimi etj. Era e trupit është unike në varësi të individit dhe mund të ndikohet nga mënyra e të ushqyerit, gjinia, shëndeti, përdorimi i ilaçeve etj.

Era e trupit merr formën tipike të individit kur arrin moshën e pjekurisë: 14-16 vjeç tek femrat dhe 15-17 vjeç tek meshkujt. Njerëzit të cilët janë mbipeshë dhe kanë sëmundje të caktuara janë më të prirur për të pasur erë trupi të pakëndshme dhe më të fortë. Era e trupit mund të formohet tek këmbët, sqetullat, zonat intime, flokët, prapa veshëve, në disa raste edhe në gjithë sipërfaqen e lekurës.

Djersitja

Kjo është një proces i rëndësishëm që duhet t’i ndodhë trupit, pasi funksioni i gjëndrave të djersës nçjerr toksina nga trupi dhe ruan shëndetin optimal. Disa individë djersijnë më shumë se të tjerët dhe kanë më shumë gjasa që të mbajnë erë të pakëndshme. Djersa praktikisht duhet të jetë pa erë për njërëzit, por prania e bakterieve në djersë e bëjnë atë me acide, që eventualisht shkakton një aromë të pakëndshme.

Ndryshimet hormonale

Ndryshimet e mëdha hormonale lidhur me erën e trupit ndodhin në menopauzë. Tek femrat, menstruacionet dhe stresi rrisin shkallën e erës së trupit.

Gjenetika

Biologjia njerëzore dhe gjenetika luajnë rol të rëndësishëm në erën e një personi. Njerëzit e Azisë Lindore kanë tendencë të kenë më pak gjendra djerse në trup dhe si pasojë era e tyre është më e butë. Prania e sasisë së ulët të gjendrave i bën ata më pak të prirur në nçjerrjen e sekrecioneve.

Mjekimi

Një ndër efektet anësore të përdorimit të medikamenteve është djersitja. Ilaçet antipsikotike dhe antidepresante janë disa nga ato që ndikojnë në erën e djersës. Përveç kësaj, përdorimi i tepruar i aspirinave dhe paracetamoleve ndikojnë në rritjen e prodhimit të djersës gjithashtu.

Mënyra e të ushqyerit

Ajo çfarë hamë luan një rol shumë të rëndësishëm në erën e trupit. Ushqimet organike që kanë shije të athët ndikojnë në erën e trupit, sepse këto kompozime lirohen përmes djersës. Ushqimet që lidhen me erën e trupit janë zakonisht ushqimet me shije të fortë si: mishi i viçit, gjeli i detit, veza, hudhra, qepa etj.

Të ngjashme