Zëvendëskryeministri i Federatës Ruse Dimitri Rogozin ka thënë se Serbia do të ketë një qeveri të mirë, por ajo kurrë nuk do të bëhet anëtare e BE-së, për shkak se kushtet do të jenë të tilla që ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i përmbush ato.
Rogozin theksoi se, sa i përket kushteve të anëtarësimit në BE, Serbia do të duhet të heq dorë nga Kosova, gjë që nuk do të ndodhë, përcjellë gazetametro.net.
“Asnjë serb kurrë nuk do të tradhtojë atdheun e tij. Këtu nuk bëhet fjalë për gjendje të rëndë ekonomike apo taksa, por për çështje të tradhtisë. Dhe pa hequr dorë nga Kosova serbët nuk do të pranohen në BE. Prandaj, ky do të jetë një proces afatgjatë”, ka thënë Rogozin për “Sputnik”, pas marrjes pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri serb, Aleksandar Vucic.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse i Malit të Zi në NATO i ka humbur Rusisë shansin për të ndaluar ndikimin e aleancës ushtarake në Ballkan, Rogozin ka thënë se situata Serbi-Mali i Zi është si ajo Ukrainë-Rusi.
“Praktikisht, kjo nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë, për të shkaktuar një konflikt në mes të vëllezërve dhe motrave. Kjo do të thotë se vëllai im të hyjë diku ku do të tjetërsohej nga dikush i huaj. E njëjta gjë është edhe ajo që ka ndodhur me ne në Ukrainë”, ka thënë Rogozin.