Bashkimi Europian muajin e kaluar ka shënuar shkallën më të ulët të papunësisë në dhjetë vjetët e fundit.
Papunësia në muajin qershor ka rënë në 6.9%, krahasuar me qershorin e 2017 që ishte 7.6%, transmeton Klan Kosova.
Këto të dhëna janë publikuar nga Eurostat (zyra e statistikave të Bashkimit Europian).
Sipas njoftimit, mbi 13 milionë e gjysmë burra dhe gra në BE janë të papunë, prej tyre mbi 3 milionë të rinj nën 25 vjet.
Republika Çeke i prin listës së BE-së për shkallën më të ulët të papunësisë, me 2.4%. Pas saj vjen Gjermania me 3.4%.
Ndërsa papunësinë më të lartë nga shtetet anëtare të BE-së e ka Greqia me 20.2% dhe Spanja me 15.2%, transmeton Klan Kosova.