Shkarkohen anëtarët e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Ibër Lepenc”

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 16:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me tri abstenime, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shkarkojë anëtarët e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Ibër Lepenc”.

Mirëpo propozimi për këtë shkarkim shkaktoi një debat mes ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe zv.kryeministrit Hoxhaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se anëtarët e bordit kanë shpërndarë bonuse gjatë kohës kur kjo kompani ka qenë në humbje, raporton Ekonomia Online.

Sipas Llukës, kjo kompani ka humbje neto 4.2 milionë euro.

Mirëpo arsyetimi i ministrit iu duk i pamjaftueshëm zv.kryeministrit Enver Hoxhaj.

Ai tha se nuk e kupton vendimin e ministrit andaj edhe në këtë mbledhje do të abstenojë, ndërsa në rastet e tjera në arsyetim të tillë Hoxhaj tha se do të kundërshtojë.

“Është e pabazuar, nuk po e kuptoj a është  shkaku me i shkarku… Nuk po shoh koncept dhe nuk po shoh qartësi se çfarë po duam të bëjmë me një ndërmarrje si Ibër Lepenci”.

Në përkrahje të ministrit Lluka doli shefi i tij, kryeministri Haradinaj, raporton EO.

Ai tha se është e papranueshme që  një kërkesë e ministrit të mos zbatohet nga kompania së cilës i drejtohet.

“Nëse një ministër i shkruan një kompanie që mos me bë një punë, më vjen keq por unë do të qëndroj prapa ministrit se është i kabinetit tim. Kemi problem me këto komapanitë se kanë pasë liri. Edhe për rastin e postës unë jam për me i zbritë pak pagat, nëse vazhdojmë kështu mund të shkojë edhe në bankrotim”.

Të ngjashme