Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
“Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në njoftim.
Në vend të Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Valbon Krasniqi, mjek specialist i Infekologjisë.