Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Shqipëri

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu.

Veliu u emërua në këtë post në shkurt të vitit 2018. Emri i Ardi Veliut u propozua nga ministri asokohe i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe u miratua nga kryeministri Edi Rama.

Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij, ndërsa kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Elbasanit u ekzekutuan me armë zjarri dy persona të përfolur si njerëz të botës së krimit.

Vendimi është marrë disa minuta më parë, raporton lapsi.al.

Të ngjashme