Shkarkohet nga pozita e drejtoreshës në Postë bashkëshortja e ish-deputetit të PDK-së

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës ka shkarkuar sot Xhyljetë Izmaku-Rama nga pozita e drejtoreshës së Departamentit për Burime Njerëzore, Administratë dhe Protokoll.

KOHA merr vesh se ajo është shkarkuar për shkak të shkeljeve në vendin e punës dhe për nepotizëm.

Izmaku Rama është bashkëshortja e ish-deputetit të PDK-së, Rafet Rama, i cili më 2016 ishte kundërkandidat i Hashim Thaçit për president të vendit. Ajo po ashtu është motra e ish-deputetes Xhevahire Izmaku.

Të ngjashme