Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Ballkan, 148 të arrestuar – mes tyre dhe shqiptarë

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 14:37 | Nga

Një aksion i madh antidrogë është finalizuar së fundmi në Ballkan, ku janë vënë në pranga 148 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi.

Mediat rumune shkruajnë se në operacion janë përfshirë agjentë policie nga vendet e Ballkanit, por edhe nga 20 shtete të BE, transmeton Top Channel.

Sipas të dhënave të para bëhet ditur se nga operacioni janë sekuestruar 300 kg drogë dhe 160 armë.

Të ngjashme