Dhjetë anëtarë të grupit kriminal kibernetik i quajtur “GozNym” që përdorën rrjetin e shpërndarjes së malware-it të njohur “Avalanche” për të nisur sulme kibernetike kundër bizneseve dhe institucioneve financiare u paditën për mashtrimin kompjuterik, komplot mbi mashtrimin e bankave si dhe pastrimin e parave.
Sipas njoftimit për shtyp të Europol, ky grup iu kishte ofruar shërbime 200 kriminelëve kibernetikë.
“Rrjeti Avalanche ofroi shërbime për më shumë se 200 kriminelë kibernetikë dhe mbështeti më shumë se njëzet fushata të ndryshme malware, përfshirë edhe GozNym”, deklaroi Europol, përcjell Telegrafi.
Grupi “GozNym” u akuzua për përpjekje për të vjedhur 100 milionë dollarë nga më shumë se 41 mijë viktima.