Shkëmbim zjarri ndërmjet dy automjeteve, plagoset 22 vjeçari

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një përleshje me armë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet K.P.

Ora News duke cituar burimet raporton se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy makinave në lëvizje. I plagosuri po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e konfliktit me armë.

Policia e Elbasanit ka nisur identifikimin dhe po punon për kapjen e autorëve të plagosjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme