Përderisa qëndrojnë në krevatin portativ dhe i qeshin foshnjave të tyre, shumica e prindërve nuk e dinë se foshnjat nuk janë në gjendje ti lexojnë dhe kuptojnë emocionet e tyre.
Bright Side ka gjetur një studim mjaft interesant nga hulumtuesit në Institutin e Psikologjisë në Universitetin e Oslos, Norvegji si dhe në Univerzitetin Uppsala, Suedi, në të cilën janë përfshirë foshnja dy deri tri ditëshe.
Ky studim ka treguar se distanca maksimale të një i porsalindur të dallojë nëse jeni të zemëruar apo të lumtur është diku afër 30 cm. Nëse distanca rritet në 60 cm apo edhe më gjërë, atëherë imazhi apo pamja bëhet në mënyrë të paqartë dhe fëmija nuk është në gjendje të dallojë emocionet apo grimasat e fytyrës.
Shkencëtarët kanë përdorur video inçizime të fytyrave që ndryshuan shprehjet emocionale të tyre vazhdimisht. Në fillim këto video u janë treguar të rriturve për tu siguruar se është e lehtë për të njohur emocionet e regjistruara.
Më pas, të njejtat regjistrime u janë treguar të porsalindurve: reagimi i tyre për shprehjet e fytyrës së njerëzve në video ishte një tregues nëqoftëse ata mund të shihnin imazhin apo jo. Në përgjithësi, foshnjat i janë përgjigjur imazhit përtej distancës 30 cm, ndërsa në distancë të shkurtër, numri i përgjigjeve të sakta është rritur.
Sipas profesorit Svein Magnussen, të porsalindurit janë në gjendje të imitojnë shprehjet e fytyrës së të rriturve që nga dita e parë e jetës së tyre. Por, kjo nuk do të thotë se ata në fakt e kuptojnë përmbajtjen e një shprehje të veçantë.
Pra, nëse dëshironi që një foshnje të ju shohë juve, atëherë thjeshtë afrohuni në distancë më të afërt…/femra.net/