Shkëndija ka humbur me rezultat minimal prej 0:1 ndaj gjigantit Milan.
Krahasuar me ndeshjen e parë në Milano, ekipi tetovar luajti shumë më mirë sot në ndeshjen e kthimit të play-off-it për Europa Ligë, në Shkup.
Sidoqoftë, futbollistët mysafirë shkuan në pushim me epërsi prej 1:0, me golin e shënuar nga Cutrone në minutën e 13-të.
Vendësit nisën mirë takimin, duke pasur disa raste në minutat 8 dhe 11, por Radeski dhe Ibrahimi nuk arritën të shënojnë.
Pas kësaj, ishin “rossonerët” ata të cilët diktuan tempon e lojës, duke sulmuar drejt portës së vendësve, por pa mundur të konkretizojnë rastet.
Shkëndija sonte në Shkup tregoi një lojë të mirë, megjithëse nuk kishte gjasa për kualifikim, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me fitoren e lartë të Milanit prej 6:0.