SHKK parandalon futjen e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Sot, rreth orës 15:00h në Qendrën e Paraburgimit në Prizren pas një informacioni  konfidencial  nga Njësiti i Inteligjencës  së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në QP Prizren. 

Me të pranuar informacionin, oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave  me saktësisht të patikave (atleteve) kanë gjetur një sasi të dyshimtë narkotike, e cila ishte e improvizuar në mënyrë të sofistikuar. 

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës. 

Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës. 


Të ngjashme